Duket se Alban Skënderaj dhe Miriam Çani nuk ndahen dot nga njëri-tjetri, qoftë edhe kur projektet e tyre artistike nuk janë të njëjta.

Kështu ka ndodhur në rastin kur ftesën për të qenë në jurinë e spektaklit “Vokali” këtë herë e ka marrë vetëm Miriami, ndërsa Albanit i duhet të mendonte se si të jetë pranë saj, gjatë periudhës që ajo do të jetë në Tiranë për këtë projekt.

Dhe kështu kanë vendosur të dy ta lënë Gjermaninë për pak kohë, ndërsa ka marrë një apartament me qira në Tiranë, dhe janë vendosur për të qëndruar si në shtëpinë e tyre, duke përjashtuar mundësinë e të qëndruarit në hotel.

Edhe pse ata e kanë mbështetur karrierën e tyre në Gjermani, të dy udhëtojnë shpesh drejt Tiranës, ku lançojnë këngë apo janë të pranishëm në projekte të ndryshme televizive. U bë kohë që ata po provojnë bashkëjetesën, ndërsa ende e shohin të largët organizimin e një ceremonie martese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here