Këngëtari i mirënjohur Alban Mehmeti ekskluzivisht për Indeksonline tregon për të arriturat e këtij viti dhe planet në të ardhmen duke thënë se ky vit ka qenë viti më i mirë në karrierën e tij.

Indekonline: Si ka qenë ky vit për ty ?

Albani: Fillimisht mund të them se në bazë të aktiviteteve që kam pasur gjatë këtij viti, të cilat po vazhdojnë ende pa ndërprerje, lirisht mund të them se ky vit është viti më i suksesshëm që kam pasur në karrierën time. Besoj që vitet tjera të vazhdojnë kështu pse jo edhe më mirë.

Indeksonline: Sikur jeni larguar pak nga skena muzikore kohëve të fundit?

Albani: Eshtë e vërtetë që në mediume kam qenë pak më pasiv, po kjo ka ardhur si pasojë e aktiviteteve të shumta me të cilat jam ndier i kënaqur dhe nuk i kam dhënë shumë rëndësi mediumeve.

Indeksonline: Qfarë jeni duke bërë momentalisht ?

Albani: Unë para dy muajsh e kam lansuar albumin tim me këngë LIVE,ndërsa aktualisht kam ende aktivitete të prenotuara, të cilat më duhet t’i përfundoj, pasi që e dimë se tani kemi edhe një mori festash para vitit të ri dhe njëkohësisht jam duke e përgaditur një këngë të re në bashkëpunim me kompozitorin Ilir Berani, të cilës mendoj ti realizoj edhe videoklipin.

Indeksonline: Kush janë bashkëpunëtorët tjerë përveq Ilir Beranit?

Albani: Unë kam bashkëpunim me shumë kompozitorë dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm, sic e dini kam punuar me Don Arbas, Dardan Belegu “Trakla”, Valon Fetiu ,ndërsa tani po pres projektin e radhës me Ilir Beranin dhe shpresoj që do t’iu pëlqejë. Unë gjithnjë kam qenë i hapur për bashkëpunime dhe kështu vazhdoj të jem i hapur ndaj propozimeve të këngëve të bukura nga kompozitorë të ndryshëm, qofshin ata të rinj apo emra që tashmë i njohim të gjithë.

Indeksonline: A jeni i kënaqur me të arriturat tua të deritanishme?

Albani: Njeriu ose artisti në këtë rast asnjëherë nuk guxon të kënaqet dhe t’i mjaftoj puna e tij, sepse atëherë ndalon së punuari, por gjithmonë duhet të kërkosh për më shumë në mënyrë që puna të ketë rezultat të mirë. Megjithatë pas gjitha peripetive dhe veshtirësive që kam kaluar në karrierë, jam mjaf i kënaqur me arritjet e mia.

Indeksonline: A i ke rënë ndonjëherë pishman pse jeni ndarë nga ‘’Aurora’’ ?

Albani: Fatmirësisht që nga ndarja unë kam vazhduar sukseset edhe si solo këngëtar dhe për këtë nuk jam pishman asnjëherë, mirëpo nuk jam pishman edhe që kam qenë me grupin sepse së bashku si grup kemi filluar të meremi me muzikë dhe kemi pasur mjaft sukses.

Indeksonline: Cili është premtimi yt për adhuruesit e muzikës tuaj?

Albani: Premtimi im është se do të mundohem të sjellë këngë sa më të bukura që mundem dhe shpresoj se ata do t’i pëlqejnë. Për më tepër i përshëndes të giithë shqiptarët anë e mbanë botës, po ashtu edhe juve Indeksonline dhe lexuesit tuaj të respektuar./indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here