Kanë mbetë vetëm edhe pak ditë nga koha kur do të startojë realiti programi kosovarë, Vip Shpija. Ky do të jetë edicioni i tretë dhe duket se do të vërtetësojë shprehjen “E treat e vërteta”.

Kjo për faktin që dy edicionet e kaluara, ndonëse të mbushura me personazhe të famshme kosovare, nuk arriten të sjellin suksesin e nevojshëm.

Por këtë vitë ka më shumë gjasa si pasojë e disa ndryshimeve. Fillimisht ky formatë do të transmetohet në platformën Digitalb dhe Ipko për dallim nga të kaluarat që janë transmetuar në Kujtesa. Kjo na bënë paksa optimist duke marrë parasysh suksesin e platformës së lartëpërmendur.

Por ajo çka më së shumti ja vlenë të përmendet është ndërrimi i prezantuesëve të Vip Shpija. Derisa Vip 1 dhe 2 janë prezantuar nga Shuki tani do të prezantohen nga Albana Osmani, e cila lajmin e konfirmoi vetëm pak minuta më parë në Facebook.

Vip Shpija do të mund të shikohet vetëm me parapagesë. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here