Prezantuesja televizive, Albana Osmani, do të vijë ne ekran me një tjetër program televiziv të titulluar “Poke”.

Me këtë term jemi njohur për herë të parë në rrjetin social Facebook, ku shfrytëzues të rrjetit ngacmojnë njëri-tjetrin me anë të këtij opsioni.

“Poke”, që tashme ka filluar te transmetohet, do t’i ngacmojë nga pak të gjithë dhe do të sjellë në vëmendje të publikut tema dhe ngjarje, që janë tepër aktuale.Do të ketë edhe intervista të shumta me personazhe të njohur, që janë shumë të pëlqyer për publikun shqiptarë.

Albana ka filluar karrierën e saj me intervista në terren dhe për të vijuar më pas me “Look” e “Kupid”. E njohur për stilin e saj të veçantë, Osmani ka provuar një sërë sfidash dhe ia ka dal mbanë, duke sjell gjithnjë risi dhe duke mos përsëritur vetveten

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here