Albana Mexhuani po shkëlqen në botën e modesAlbana Mexhuni është femër e bukur, e fortë dhe tejet punëtore. Është nga ato vajza që bënë përshtypje për tiparet e veçanta, që e bëjnë të dallohet nga larg. Ajo është tamam modele, e bukur, me klasë, e rafinuar.

 

Por, jo vetëm kaq. Energjia e saj është e pa shtjerrshme dhe kjo i ka siguruar sukses në botën e modës në Gjermani dhe më gjerë. Albana Mexhuni, e njohur si Alba Mex, fytyra e disa markave të njohura, është imazhi i “Kosovares”. Flasim për shumë gjëra: për të, botën e modës, punën dhe…

Kush është Albana Mexhuni?

Jam shqiptare, punoj në botën e modelizmit dhe njihem edhe si Alba Mex. Se përse, do ta sqarojmë më tej.

Je rritur dhe shkolluar në Gjermani. A je e “gjermanizuar”?

Ndihem njëqind për qind shqiptare, ndonëse jam rritur e shkolluar në Gjermani. Prindërit më kanë mësuar që të jem krenare me prejardhjen dhe shtetin tonë. Gjermania më ka mësuar të jem e saktë, punëtore dhe ta respektoj punën. Gjithashtu, të jem e drejtpërdrejt dhe pa rrotlla. Ka edhe gjëra që s’dua ti mësoj kurrë, sidomos të qenit e ftohtë.

A vlerësohet të qenit e bukur në Gjermani sa ç’vlerësohet në botë shqiptare?

Bukuria është dhuratë nga Zoti, andaj vlerësohet kudo. Diçka që është e bukur, nuk mund ta mohojë askush, në asnjë vend të botës.

A të bëjnë shumë komplimente?

Shpesh. Kjo më bënë të ndihem mirë. Ndihem këndshëm sidomos kur komplimentohem nga femrat, pasi e dijë që jo secila femër e pranon ose e thotë atë që e mendon.

Të flasim pak për atë se si u bërë person publik.

Qysh në fëmijëri jam marrë me aktivitete publike. Fillimisht isha në grupin e valleve e më pas në atë të recitimeve. Babai im ishte mësuesi ynë i grupit dhe bashkarisht merrnim pjesë në shumë ngjarje në Gjermani dhe jashtë, si në Shqipëri, etj. Ishte periudhë e bukur dhe që më ndihmoj ta ruaj dhe kultivoj gjuhën shqipe.

Si u hapën dyert e botës së modës për ty?

Kur u rrita fillova të merresha me foto. Fotografitë e mija u pëlqyen dhe patën sukses dhe dalë ngadalë e gjeta vetën komplet në këtë fushë.

Te jesh modele është gjë e bukur, por edhe sfiduese, apo?

Shumë njerëz mendojnë se është punë e lehtë, mirëpo duhet thënë që secili profesion ka vështirësitë dhe sfidat e veta. Që diçka të dalë bukur, duhet shumë punë.

Cilat janë disa nga eksperiencat tuaja në fushën e modës?

Kam reklamuar veshjet e disa butikëve në Zvicer, kam qenë modele tek dyqani I shitjeve online “7dresses”, isha fytyra e markes së kozmetikes “Mary Kay”, që është e njohur në gjithë botën, kam bashkëpunim të ngushtë me firmen “Karatbars”, etj.

Të ndalemi pak tek “Karatbars”, pasi kemi dëgjuar që njërëz nga e gjithë bota tashmë kanë kartat e kësaj firme.

Për çka bëhet fjalë konkretisht?

Tashmë, bashkë me vizat, edhe për kosovarët një mundësi e re për të pasur dhuratë njërën nga prodhimet e veçanta të gavruara në ari. Një bashkëpunim dhe prezantim i firmës gjermane “Karatbars”, modeles shqiptare Alba Mex dhe Mentor Zejnajt, ju sjellin kartelat e veçanta të cilat vijnë si kartëvizita në forma dhe modele të ndryshme, gjithmonë sipas shijes suaj, të shkrira në ari të pastër prej 99% karatësh. Secili mund ta prezantonj vetën përmes kartelave të veçanta dhe shumë të bukura nga optika në fjalë. Dhe nuk është vetëm kjo, ne kemi punuar për ju kartela të cilat janë prodhuar me simbolet shqiptare që përmbajnë nga një gram ari, dhe vlera e tyre mbetet gjithmonë në duart tuaja. Ari është vlerë e patjetërsueshme, andaj edhe ju takon ta keni.

A fitohet mirë nga modelizmi?

Varet nga fati dhe potenciali që posedon.

Një modele a duhet ta trajtoj me kujdes vetën?

Secila femër duhet të kujdeset për vetën, qoftë ajo modele apo femër e thjeshtë. Çdo njëra duhet të ketë respekt për veten. Sigurisht që të qenit modele, të obligon për më shumë kujdes dhe tretman më special.

Pika jote e fortë?

Jam këmbëngulëse, nuk dorëzohem asnjëherë dhe gjithnjë ja dalë. Kam personalitet të fortë dhe nuk dorëzohem para vështirësive të jetës.

Çfarë ta karakterizon tjetër ty Albana?

Jam përherë energjike dhe e disponuar.

Të flasim pak për dashurinë…

Kjo pjesë më takon vetëm mua, pra është sekret.

A ka plane Alba Mex?

Gjithmonë kam plane, të cilat do ti realizoj dalë nga dalë. Uroj që ta kem shëndetin dhe ti arrijë të gjitha. Nuk do të ndalem kurrë. /Kosovarja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here