Pëshpëritet në formën e thashethemit se Albana Osmani dhe Blerim Destani kanë pasur një histori të shkurtër dashurie.

Prezantuesja e njohur e Top Channel dhe aktori i famshëm ndërkombëtarisht Blerim Destani duket se gjatë vizitave të këtij të fundit në Shqipëri kanë pasur mundësinë të njihen e të pëlqehen.

Në këtë mënyrë ka nisur një miqësi mes të dyve por që sipas thashethemeve i ka kaluar caqet e miqësisë duke u shndërruar në një histori tepër sekrete dashurie.

Aktori i njohur shqiptar me banim në Gjermani, i ka mohuar të gjitha thashethemet që e kanë lidhur me femra të njohura të show biz-it dhe vazhdon të deklarojë që është singëll.

Po ashtu edhe Albana Osmani, prej kohësh nuk ka zyrtarizuar ndonjë histori dashurie. Për këtë arsye, edhe nëse ka pasur një lidhje mes tyre, ajo duhet të ketë qenë një flirt vere që ka zgjatur dhe ka përfunduar pa u shndërruar në diçka serioze. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here