Albana Azizi, këngëtarja shqiptare e cila jeton në Zvicër, është e ngazëllyer që po konkurron zyrtarisht për të qenë përfaqësuesja zvicerane në “Eurosong Contest 2012”.

Ajo do të konkurrojë për të fituar biletën për Eurosong me këngën ‘I love it’. Gjatë një interviste për Telegrafin, këngëtarja ka rrëfyer emocionet që ka për këtë paraqitje.

“Zvicra është vendlindja ime. Dhe, këtu jetoj, studioj, punoj. Kërkoj përkrahjen nga gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër, të votojnë për mua se nuk do t’i zhgënjej. Do t’i përfaqësoj në mënyrën më të mirë që duhet. Emri im e përfaqëson gjithë kombin shqiptar”, ka thënë Albana.

Albana ka pohuar se deri më tash nuk është zhgënjyer asnjëherë në skenë, dhe momentet më të bukura për të deri tani është pjesëmarrja në konkurrimin për “Eurosong”.

“Të them të drejtën deri më tani nuk jam zhgënjyer dhe shpresoj mos të më ndodhë. Për sa i përket momenteve që e kanë mbushur plot jetën time ato janë të shumta dhe nuk do t’i përmbledhja dot vetëm në disa fjalë, por mund të them se një nga momentet më të bukura për mua është pjesëmarrja në garën për Eurosong”, thotë Albana.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here