Albana Bilalli ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Ti nuk je”.Kënga, e cila është me tekst dhe muzikë nga vetë këngëtarja, është realizuar me videoklip nga produksioni “Entermedia”, transmeton Telegrafi.
Si edhe kolegia e saj Fjolla Morina, edhe Albana ka zgjedhur që xhirimet e videos të bëhen gjatë kohës së shtatzënisë, duke u shfaqur me barkun e fryrë.
Por për dallim nga Fjolla, Albana nuk ka ekspozuar barkun apo ndonjë pjesë tjetër të trupit në videon e saj.
Megjithëse teksti i këngës nuk ka të bëjë me fëmijën e saj. Sipas këngëtares ajo ka dashur që ky videoklip thjeshtë të mbesë një kujtim për vajzën që tashmë ka ardhur në jetë.