albana-big-brother-sjell-progres-n-euml-shoq-euml-rin-euml-shqiptare_hdNjë vit më parë, Albana Osmani ishte një prej protagonisteve të produksionit të “Big Brother”, nëpërmjet drejtimit të “Fans Club”, i cili gjatë të dielave mbërthente përpara ekranit publikun me temat e aktualitetit të “Big Brother”, kuriozitete dhe të eliminuarit e radhës.

Ditën e mërkurë, dy ditë përpara se të nisë rrugëtimin e tij edicioni i shtatë i “Big Brother Albania”, prezantuesja e njohur u rikthye në Pasdite në Top-Channel, për të komentuar të dhënë komentet e saj përpara fillimit të këtij produksioni të ri.

E pyetur nga moderatorja Ulpiana Lama nëse do të jetë sërish në krye të “Fans Club”, Albana u përgjigj: “Unë ndihem shumë mirë brenda kornizës së angazhimeve të mia aktuale dhe nisim gjithmonë një fundjavë ndryshe me Doktorin në ‘Fiks Fare’. Për të thënë të vërtetën, ende nuk e di, pasi Top-Channel është gjithmonë i mbushur me surpriza. Edhe për një program që unë e kam realizuar në mënyrë të përvitshme, gjithmonë kam pritur konfirmimin e produksionit deri në orët e sekondat e fundit, por ndihem mirë këtu dhe po shijoj çdo sekondë të punës sime”.

Në lidhje me vlerën dhe rëndësinë e “Big Brother”, Albana konstatoi: “Ajo që do të ndaj me publikun është se bindja ime se kushdo që bëhet pjesë e ‘Big Brother’, si konkurrent, spektator, ne të stafit apo fans, e ka të pamundur të mos përfshihet në ato objekte bisedash që sjellin progres në shoqërinë tonë. Përfaqësuesit e këtij ‘reality-show’ kanë ardhur gjithmonë nga vende të ndryshme, kanë sjellë kultura të ndryshme dhe shumë prej tyre kanë qenë emigrantë, ndaj secili prej nesh, në një farë forme ka parë veten e tij brenda shtëpisë të përfaqësuar nga ‘X’ konkurrenti. Sot i mëshoj një produksioni që vjen mbase me një staf të ri, të cilit i uroj shumë suksese në punën e tyre dhe mesazhin që do të transmetojnë për të gjithë shoqërinë shqiptare”.

Duke iu referuar punës së një edicioni në “Fans Club”, Osmani vlerësoi faktin që “asnjë konkurrent nuk ka refuzuar që të marrë pjesë në këtë bisedë, ndonëse shpesh pyetjet ishin të sikletshme për ta. Kjo ishte një vlerë e shtuar për programin”.

Në Pasdite ishte e pranishme edhe Elena, konkurrentja e edicionit të vjetshëm, e cila zbuloi se vazhdon të jetë beqare dhe se ka hequr dorë përkohësisht nga modelimi, për t’iu kushtuar më shumë projekteve të saj shkollore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here