Këngëtarja e talentuar shqiptare, Albana Azizi, ka fituar të drejtën për të marrë pjesë në spektaklin e madh të talentëve të këndimit “Deutschland Sucht Den Superstar”.
Albana është vlerësuar lart nga juria gjatë audicioneve në Zvicër dhe pritet që ajo të ndjekë hapat e Ardian Bujupit drejt majes së muzikës europiane.

Mbetet të shihet se bukuroshja, e cila është mjaft e njohur në Zvicër, do t’ia dalë të mposht konkurrencën për të bërë krenarë sërish një komb të tërë.

Kujtojmë se Ardian Bujupi një vit më parë bëri të gjithë shqiptarët krenarë duke zënë vendin e tretë në spektaklin e madh, edhe pse nga shumë analistë thuhej se ai meritonte ta fitonte vendin e parë para Pietro Lombardit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here