Alban Skënderaj së shpejti me këngë të reKëngëtari Alban Skënderaj vazhdon të jetë ndër këngëtarët meshkuj më të kërkuar të estradës shqiptare.

Ai ka publikuar disa këngë gjatë vitit 2016 të cilat ishin shumë të suksesshme, dhe u vlerësuan edhe me çmime të ndryshme nëpër kompeticione.

Ndërkohë, ai është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, vendin ku fansat kanë mundësinë të njihen me aktivitet muzikore dhe më të rejat e këngëtarit.

Albani ka publikuar sëfundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar realizimin e projektit të tij më të ri.

Përzgjedhja e tij për këngën e radhës ka qenë studioja e kompozitorit të njohur Darko Dimitrov, teksa për tekstin do të kujdeset vet Albani.

“As në qiell, as në tokë, as në ëndërr”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, që me gjasë janë disa nga vargjet e këngës së re. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/albanskenderaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here