Batuta e tij “ti je paketë e plotë” ishte një nga më të preferuarat e audiencës dhe është bërë pjesë e komunikimit të përditshëm.

Alban Skënderaj, këngëtari me një karrierë të vazhdueshme dhe plot suksese, do të vijojë të jetë në panelin e jurisë, por këtë herë surprizë për të gjithë do të jetë kategoria që ai do të ketë.

Pas suksesit që shënoi me skuadrën e djemve, Kristo, Anxhelo, Amarildo dhe Arianit këtë herë produksioni do t’i caktojë një tjetër kategori. Me mjaft optimizëm dhe me dëshirë për të sjellë të tjerë talente në finalet e “X Factor”, Albani ka lënë pas dore të tjera projekte personale për të vijuar rrugën si anëtar i jurisë edhe në këtë edicion të dytë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here