Si çdo vit para festivalit, edhe sivjet kanë filluar të hapen fjalë se çmimi i parë është shitur.

Por, ndryshe nga herët e tjera, sivjet, kjo ndodh një muaj para tij dhe akuza bëhet nga një këngëtare pjesëmarrëse, e re në moshë.

Sipas Linda Halimit, këngëtares Kosovare çmimi i parë do t’i shkojë Alban Skënderajt dhe Miriam Canit, konkurrues në këtë eveniment

Por eshte vete kengetari Alban Skenderaj, ai i cili ka mohuar kete:
”Gjithmonë sulmohen artistët favoritë… Ne, si dhe shumë artistë të tjerë para nesh i rikthehemi festivaleve pas një mungese të gjatë, dhe si gjithmonë atyre që rikthehen i bie të jenë më të sulmuarit”, – shprehet këngëtari Alban Skënderaj gjatë një prononcimi per Gazeta Shqiptare.

“Personalisht jam mësuar tanimë me të tilla thashetheme në rrethin e këngëtarëve, por për sa kohë gjërat bëhen publike pa pasur asnjë provë, asnjë argument konkret ku të bazohen akuzat, gjërat marrin një tjetër ngjyrim”, ka shtuar ai.

Me tej, ai ka shfaqur friken se kenga e tyre s’do te marri vleresimin e duhur:Ne kemi bërë vërtetë një këngë të mirë, madje mendoj se kjo është kënga më e mirë që kam bërë gjatë karrierës sime, por pas këtyre deklaratave boshe kam frikë se edhe sikur të kemi këngë më të mirë, do të penalizohemi nga juria dhe publiku për këtë fakt… Është e vërtetë që ne po i hyjmë garës në RTSH me këtë ambicie, për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Europian, por pavarësisht kësaj nuk kemi ndërmarrë asnjë fushatë aferash korruptive, për të blerë çmimin e parë, kurrsesi.”

1 Koment

  1. jeni me te miret dhe ma merr mendja qe keni bere nje kenge te shkelqyer por sa i perket festivalit dhe perzgjedhjes se kengeve qe do te konkurojne po dalin zera se po manipulohet pasi kengetaret nga maqedonia jane eleminuar dhe nga kater kengetare eshte pranuar vetem nje dhe kjo na bene te dyshojme qe me te vertete aty manipulohet.te shpresojme qe do te perzgjidhet ma i miri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here