Ishte ceremonia e parë e martesës që organizon një artist nga stafi i televizionit “Top Channel” për këtë vit, dhe ku shumë prej miqve të çiftit ishin të ftuar.

Kompozitori i njohur Alban Male, që njihet si Xërxi, dhe një nga anëtarët e bandës së programit “E diell”, i ka dhënë fund beqarisë më 5 shtator, me një darkë madhështore ku kishte të ftuar edhe kolegët e tij më të ngushtë të “Top Channel”.

Albani kurorëzoi me martesë lidhjen disavjeçare të dashurisë me vajzën nga Durrësi, Odeta Haxhiu, me të cilën kohët e fundit bashkëjetonte në një apartament në Tiranë.

Albani dhe Odeta kanë kohë që janë bashkë, ndaj i kanë rezervuar njëri-tjetrit këtë kurorëzim me martesë, duke bërë edhe betimin në altar. Ata kanë shkëmbyer unazat, në prani të familjarëve dhe miqve të tyre të afërt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here