Asgjë Sikur dielli ka njoftuar nëpërmes të një komunikate për shtyp se kanë ndërruar solistin e grupit Alban Nimani duke sjell në grup, solo këngëtarin e ri, aktorin kosovarë nga “Familja Moderne”, Kushtrim Hoxha.

Grupi në komunikatën për shtyp ka shkruar edhe për biografinë e Kushtrimit duke shtuar se ai ka të kryera Universitetin për aktrim në North Caroline në SHBA dhe deri me tani ka të luajtura disa role në Teatrin Kombëtar në Prishtinë si dhe disa role në Teatrin e Qytetit në Charlotte , North Carolina, SHBA.

Ndryshe, Kushtrimi është i njohur edhe si solo-këngëtarë i grupit “Gre3n” përderisa ka kënduar edhe në disa mjuzikëlla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me ardhjen e Kushtrimit fillon një etapë e re e Asgjë Sikur Diellit. Ardhja e Kushtrimit në bend do të sjell një freski, përderisa bendi do t’i mbetet besnik stilit dhe zhanrit të vet të muzikës duke vazhduar së shpejti edhe me risi të tjera si dhe albumin më të ri, për të cilin do të japim më shumë detaje më vonë,” thuhet në komunikatën për shtyp të Asgjë Sikur Dielli.

Asgjë Sikur Dielli ka nxjerr në treg deri tani dy albume, dhe kanë marrë pjesë në festivale të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, ku edhe morën shpërblime.

Asgjë Sikur Dielli përveç në Kosovë, pritet që së shpejti të jetë prezent edhe në Shqipëri dhe Maqedoni.

Këngëtari i mëparshëm i Asgjë Sikur Dielli, Alban Nimani, thuhet se pas kësaj do të vazhdojë të këndojë si solo karrierën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here