cAlban Hoxha flet për herë të parë për romancen me ÇiljetënKomenti në një foto të portierit të Partizant, Alban Hoxha nga këngëtarja Çiljeta Xhilaga konfirmoi atë që flitej prej kohësh, lidhjen mes tyre.

Duket se kaq ka mjaftuar që futbollisti Hoxha të shprehet për herë të parë rreth marrëdhënies së tyre.

“Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës”, ka thënë portieri i Partizanit duke qeshur.

I pyetur nëse do te jetë këngëtarja në stadium në ndeshjen e tij të radhës që përkon me derbin me Tiranën, ai ka pohuar pa hezitim.

“Sigurisht që do të jetë! Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë; në një sfidë si kjo e derbit do të jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë”, u shpreh Hoxha.

Vetëm gjatë pushimit në mes të dy pjesëve, Çiljeta shfleton mediat dhe rrjetet sociale

Sipas burimeve të Tch, Albani dhe Çiljeta janë në një marrëdhënie dhe bashkëjetojnë prej më pak një viti. Ky është çifti më i ri i showbizz-it shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here