Është lojë e vështirë, pasi në 60 sekonda ata që marrin përsipër të luajnë në një ekran televiziv, do të duhet të fitojnë.

Në “Top Channel” kanë nisur audicionet e spektaklit më të ri për këtë sezon, dhe që thuhet se do të moderohet nga Alban Dudushi. Pas shkrirjes së spektaklit “E Diell”, Xhemi Shehu dhe Alban Dudushi do të prezantojnë dy “patenta” të reja ndërkombëtare.

Spektakli i Xhemi Shehut titullohet “I love my country”, një garë mes VIP-ash për kulturën e Shqipërisë.

Ndërkohë Alban Dudushi, i cili moderon prej gati tetë vitesh “Top Show-n”, do të mund të drejtojë dhe këtë spektakël të ri me titull “Minute to win it”. Ky show është një “lojë televizive” amerikane që transmetohet në prime time nga 14 marsi i vitit 2010, i mbajtur nga Guy Fieri. Pjesëmarrësit në lojë marrin pjesë në seri 60-sekondëshe, ku luajnë për të fituar paratë e vëna në dispozicion.

Pas përfundimit të lojës, pjesëmarrësi mund të lërë garën me një shumë parash të fituara, përveç një pjesëmarrësi që zgjidhet nga anëtarët e tjerë të skuadrës, i cili duhet të vazhdojë deri në kompletimin e lojës. Moderimi i lojtarëve kërkon shpejtësi, për shkak se gjithçka bazohet në 60 sekonda, ndaj jemi kureshtarë të dimë për ritmin që do i japë show-t Alban Dudushi me një eksperiencë të gjatë në debatet televizive. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here