Alban Dudushi me ish-gruan në ditëlindjen e vajzësNëse do të kishte ndodhur me dikë tjetër do të kishte qenë padyshim e habitshme, por për Alban Dudushin mirërritja e vajzës së tij, edhe pse nuk jeton nën të njëjtën çati me të, vazhdon të jetë një detyrë prindërore.

Gazetari i njohur i ekranit te top-channelit, edhe pse prej kohësh i divorcuar, vijon të takohet me ish-gruan sa herë që e thërret detyra e babait.

Një nga këto momente kur ata janë takuar së bashku ka qenë pikërisht ditëlindja e vajzës së tij, të cilën ai e ka festuar bashkë me të emën e së bijës.

Fotoja tregon se ata, përpos divorcit kanë ende një raport shumë miqësor mes tyre, duke u bërë kështu një shembull pozitiv për ato familje ku fëmijët më shumë se kushdo vuajnë pasojat e vendimeve prindërore

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here