Jessica Alba ishte rrezatuese në paraqitjen që bëri mbrëmjen e fundit në javën e modës në Paris, siç tregojnë edhe fotot që bënë menjëherë xhiron e botës.

Alba ishte e pranishme në një darkë të organizuar nga Vogue, për nder të dizajnueses së Guccit, Frida Giannini, e realizuar në hotelin luksoz “Rochefoucauld Doudeauville”.

Si transmeton TCH, Jessica shoqërohej prej aktoreve të tjera të Holliwoodit, Gemma Arterton dhe Diana Kruger. Midis të pranishmeve ishte edhe princesha e Monakos, Charlotte Casiraghi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here