Alba Prifti shqiptarja që punon për CNNAlba Prifti jeton dhe punon në SHBA që 15 vite. Ajo ka arritur që të ketë një punë në rrjetin gjigant televiziv, CNN.

Shqiptarja ka thënë për Shekulli se e ka pasur ëndërr të ishte gazetare e CNN qysh prej moshës së adoleshencës dhe se ishte e lumtur që e ka arritur ç’ka dëshiruar.

Ajo punon pranë redaksisë gjigante të CNN në sektorin International Newsgathering, ku merret me lajmet e ndryshme nga bota.

Alba thotë se edhe pse nuk kishte eksperiencën e duhur për të punuar në CNN, ia ka arritur të punojë në gjigantin televiziv.

Sipas saj, ia ka vlejtur sakrifica për të qenë gazetare e CNN dhe se jeton e lumtur tashmë në Shtetet e Bashkuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here