Alba Mecaj, e cila e ka marrë me shumë seriozitet punën e modeles, po korr shumë suksese në këtë fushë, kryesisht me ndihmën e fotografit Fadil Berisha si dhe agjencisë “The BAE Group” për modele pjesë e së cilës është dhe Alba.

Vajza bukuroshe është nga Fieri, por jeton në Shtetet e Bashkuara, ku edhe vazhdon studimet master për biologji. Alba ka një bashkëpunim të shpeshtë me Fadil Berishën, i cili e ka ndihmuar shumë që të futet në modelim, por edhe ka realizuar disa sete me fotografi shumë të nxehta përfshirë këtu edhe disa imazhe të “zhveshura” në pjesën e sipërme, disa prej të cilave edhe po i publikojmë.

Për të mësuar më shumë rreth planeve të modeles së re, ne kontaktuam disa bashkëpunëtorë të saj të cilët treguan se së shpejti modelja do të paraqitet në një fashion show për “Victoria Secret”. “Është shumë modele e fortë dhe do të ketë shumë sukses në modeling. Tani ka nënshkruar një kontratë dhe do të paraqitet në Fashion show për Victoria Secret.

Ajo është edhe shumë e mençur, studion masterin për biologji, por është një modele e hatashme dhe kjo punë do t’i zgjasë shumë”, thekson bashkëbiseduesja jonë, duke treguar se është në insistim e sipër që Alba të marrë pjesë në edicionin e vitit të ardhshëm të “Miss Universe Albania”. Por impenjimet e saj në modelim dhe studimet për master ia bëjnë të pamundur pjesmarrjen.

“Jam duke insistuar që të bind atë të marrë pjesë vitin e ardhshëm në Miss Universe Albania, por gjithmonë më ka thënë se studimet janë primare për të”. Panorama

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here