Alba Morina mohon lidhjen me Amir Mjekun Prezantuesja e njohur, Alba Morina, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një lidhje të mundshme të saj me Amir Mjekun.

Edhe Alba edhe Amiri janë moderatorë, e mediat shqiptare kanë spekuluar gjatë ditës për një lidhje të mundshme mes të dyve.

Si do që të jetë, përkundër këtyre spekulimeve ka pasuar një reagim i ashpër i prezantueses, e cila ka mohuar kategorikisht poshtë një lidhje me Amir Mjekun.

“Në pamundësi për t’iu përgjigjur plot njerëzve që një nga një më keni shkruajtur për këtë shkrim KOT, po ju tregoj që s’ka kurgjë të vërtet nga ky titull. Ashtu si ka thënë Amiri, ne jemi kolegë shumë të mirë dhe përtej kësaj kemi raporte shoqërore shumë të shëndosha”.

“Nuk e di kur keni me u ndalë me këto shkrime kot, a poget shumë merak ju ka bë me ma gjetë një fraer. Për më tepër, po ju tregoj që pjesën më të bukur të jetës time, familjen e dashurinë kam vendosur që të mos e ndaj me askënd. Mund të spekuloni, por asnjëherë s’do t’ia qëlloni”, thuhet në reagimin e Alba Morinës. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here