Modelja shqiptare Alba Hamiti, e cila jeton së bashku me familjen në Gjermani, ka arritur të jetë një prej modeleve më të kërkuara në Gjermani e jashtë saj.

Ylli i agjencisë “Tune Models”, ka një pamje për tu admiruar, me flokë të kuqe dhe sy blu. Se fundmi, ajo është shfaqur në një set fotografish realizuar për “Institute Magazine”, një prej adresave online më prestigjioze të modës në botë.

Ndërkohë, Alba është shfaqur në editorialet e disa prej revistave më të njohura të modes si: Pose, Noblian, Sleek, GQ, Ëoman, Grazia, L’Officiel, Harper’s Bazaar, Flair, Velvet, Avenuel, Madame, Vogue, etj. Rreth gjashtë vjet më parë, Alba vendosi që të linte pas jetën në qytetin e vogël ku u rrit dhe të udhëtonte drejt Mynihut, në kërkim të karrierës në art.

Një ditë, krejt rastësisht ajo do të zbulohej nga një fotograf në stacionin e trenit, i cili pasi i bëri disa fotografi, i rekomandoi që të paraqitej në një agjenci modelesh, prej nga Albës iu hap rruga drejt një karriere të suksesshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here