Alba Cobaj në televizion?Ashtu siç iu kishim njoftuar edhe me pare, Alba Cobaj, vajza simpatike konkurrente e edicionit te tetë të Big Brother, e cila pas daljes së saj iu përkushtua medias me një rubrikë të saj në një gazetë rozë por edhe në Top Albania Radio ku drejtoi disa emisione, kishte deklaruar se së shpejti do të ishte drejtuese e një emisioni televiziv.

Info Media Albania, ka arritur të zbulojë edhe televizionin enigmatik ku do kemi mundësinë të shohim Albën.

Është pikërisht MAD TV i cili do ta mirëpres atë me një emision rinor emri i së cilit nuk është vendosur akoma, ku pritet të fillojë në muajin Dhjetor.

Alba së fundmi promovoi edhe blogun personal të sajin i cili deri tani është bërë mjaft popullor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here