Ikona e Hollywoodit, Al Pacino, do ta luajë rolin e gangsterit Neil Dellacroce në filmin “Gotti: Three Generations”, krahas John Travoltas, Kelly Preston dhe Lindsay Lohan.

Aktori legjendar i është bashkuar trupës së aktorëve për projektin që flet për një familje mafioze, ndërsa regjinë e filmit do ta bëjë Marc Fiore.

“Jemi shumë të kënaqur që Al i është bashkëngjitur një ekipi të jashtëzakonshëm, të cilin po e grumbullojmë për ta bërë këtë film”, ka deklaruar regjisori.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here