Al Pacino: Ëndrra ime, roli i Napoleon BonapartitAl Pacino ka treguar se gjithmonë ka dashur të luante rolin e gjeneralit francez Napoleon Bonapart për vite me radhe dhe duket se ëndrra e tij mund të bëhet realitet, pasi një skenar i është prezantuar atij.

“Napoleon Bonaparti ka qënë një nga ëndrrat e mia për një kohë të gjatë. Më është ofruar disa herë, por duket se tashmë ka ardhur koha të bëhet realitet. Më është dhënë një skenar për vitet e tij të fundit të jetës në Saint Helena”, tha protagonisti i filmit “Kumbari”.

Legjenda hollivudiane, i cili është shumë pak më i gjatë se Napoleoni, ka besim se ky do të jetë një rol historik për të, pasi do të imitojë një burrë që ka jetuar 200 vite më parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here