Këngëtarët kolumbianë Shakira dhe Carlos Vives u paraqitën sot në një gjykatë të Madridit për t’iu përgjigjur akuzave të një këngëtari dhe producenti të lindur në Kubë, i cili i ka akuzuar për plagjiaturë të punës së tij në hitin “La Bicicleta”.

Shakira buzëqeshi ndërsa hyri në gjykatë në qendër të Madridit dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Shakira dhe Vives hodhën poshtë pretendimet e Livan Rafael Castellanos se “La Bicicleta” përmban lirikën, ritmin dhe melodinë e ngjashme me atë të këngës së tij të vitit 1997, “Yo te quiero tanto”.

Shakira, emri i plotë i të cilit është Shakira Isabel Mebarak Ripoll, i tha gjykatësit se kënga e Castellanos nuk ngjason me “La Bicicleta”.

“Kënga ime flet për atdheun tim, është një përshëndetje për atdheun tim Barranquilla, Kolumbi – jo Kubën. Është ndryshe”, tha Shakira.

“La Bicicleta” fitoi dy nga tri çmimet Grammy për 2016.

Ndërsa, Vives u tha gazetarëve se ai e mirëpriti mundësinë për të pastruar emrin e tij nga akuzat.

Castellanos pohon se ekspertët e muzikës mbështetën pretendimin e tij për plagjiaturë.

“Le të shohim nëse më në fund mund të arrijmë në fund të kësaj dhe drejtësia të vihet në vend,” tha ai për AP.

Sony Music, e cila lansoi këngën “La Bicicleta”, nuk komentoi rastin.

Gjykata pritet të bëjë të ditur vendimin pas 20 ditësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here