Pas zhurmës së madhe dhe akuzave në rrjetet sociale dhe jo vetëm, për origjinalitetin e këngës “Identitet” fituesit e festivalit të 51-të të këngës në RTSH, Adrian Lulgjuraj e Bledar Sejko sigurojnë që kënga është origjinale dhe ka marrë jetë nga folklori i pasur i shqipes.

“Ju falenderoj nga zemra te gjitheve ju qe me keni uruar, jam jashtezakonisht I lumtur qe pas shume vitesh te miat ne muzike vleresohem per here te pare me cmim te pare, realisht per shume faktore prisja cmim por jo te parin.

Pjesemarrja ime si konkurrent ne festivalin e madh per here te fundit ka qene ne 1992 me Thunder Ëay “Legjenda e Heroit” ku na vleresuan me vendin e fundit. Mendoj se i detyrohem dhe asaj pjese te publikut qe nuk ka pelqyer kengen ose qe mendon qe une ate e kam vjedhur qe te bej disa sqarime jo per te vendosur nderin tim ne vend si muzikant por sepse mendoj qe puna nuk mbaroi me Festivalin pasi tani na pret edhe nje beteje tjeter , Eurosongu ku do na duhet ndihma e te gjithe Shqipetareve dhe keto publikime nuk I bejne mire ketij qellimi te perbashket. Per kete me duhet te them: 1) Per motivet e kenges jam mbeshtetur ne folklorin Shqipetar dhe me saktesisht ne ate te valleve te Tropojes, te valleve Came dhe disa krahinave te Jugut gje qe duket qarte nga prezenca e lodrave (daulleve), ciftelise zevendesuar me kitarren, isos se jugut zevendesuar me sektorin e violinave, dhe thirrjet e veriut “hej” pershtatur per korin. 2) Kam degjuar kengen serbe te cilen disa shqipetare po publikojne ‘Plavi safir’ 1988 dhe ju them nga njohurite e mia si kompozitor qe kenga ka nje intro, nje strofe, nje bridge, nje refren dhe nje mbyllje. Kenga ime nuk ka asnje nga keto komponente te ngjashme me kete kenge pervec 3 notave te intros, te cilat me kombinim perserisin njera-tjetren ose me sakte keta shqipetare duhet me mire te thonin qe kompozitori serb ka vjedhur 3 notat e para te kenges “Kur bie fyelli ciftelia” te kenduar nga kengetarja jone e madhe Vace Zela . Ju falenderoj pafund te gjitheve per mbeshtetjen dhe uroj ta kemi nga te gjithe Shqipetaret neper bote kete mbeshtetje ne menyre qe vendi yne edhe pse i vogel te perfaqesohet sa me denjesisht ne Eurosong. Ju uroj t`ja kaloni sa me mire festat, shendet e mbaresi! “, shkruan Sejko në faqen e tij personale në Facebook.

Kënga “Identitet” nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko ka dalë fituese e edicionit të 51-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Këngëtari ulqinak dhe kitaristi i famshëm shqiptar kanë triumfuar në natën finale të festivalit dhe në këtë mënyrë kanë fituar të drejtën ta prezantojnë Shqipërinë në Festivalin e ardhshëm Evropian. Ata do ta performojnë këngën e tyre në “Eurovision 2013” që do të mbahet në Malmo të Suedisë. Vendin e dytë në Festivalin e Këngës në RTSH e zuri fituesja e dikurshme, Anjeza Shahini, me këngën “Love”, ndërsa Hersi Matmuja zuri vendin e tretë me këngën “Kush ta dha këtë emër”.
(e.m/BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here