Cristiano Ronaldo ka zbuluar disa detaje mjaft interesante në emisionin me Piers Morgan.

Ronaldo ka komentuar edhe për akuzat ndaj tij për përdhunim, dhe si ato ndikuan në familjen e lojtarit.

Portugezi ka treguar se ka mbajtur fëmijët e tij larg televizorit në mënyrë që ata mos të përballen me këto gjëra.

“Të bën të ndihesh keq. Një ditë isha në shtëpi, para televizorit, më të dashurën time dhe pastaj lajmet flisnin për Cristiano Ronaldon, kështu dhe ashtu” ka thënë portugezi.

“Dëgjon fëmijët e tu tek vijnë poshtë dhe ndërron kanalin, sepse ndihesha i turpëruar, ndihem i turpëruar” ka thënë tutje lojtari.

Ishte modelja amerikane, Kathryn Mayorga ajo që insistonte se ylli portugez i futbollit e kishte përdhunuar në një dhomë hoteli, në Las Vegas, gjatë vitit 2009.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here