Një vajzë e re është gjetur e pajetë në shtëpinë e një biznesmeni nga Koreja e Jugut me qendrim në Moskë.

Kristina Dontsova, aktore dhe kërcimtare ruse, e kaloi natën në shtëpinë e biznesmenit Lee Seung Chul, pasi ata u njohen në një lokal.

Biznesmeni i tha policisë se ajo shkoi për dush rreth orës 3 të mëngjesit ,dhe ai ra në gjumë në shtrat, dhe nuk e kishte vërejtur mungesën e saj.O

Ai u tha hetuesve se u zgjua në mëngjes dhe e gjeti trupin e saj lakuriq në banjë, të vdekur. Edhe pse nuk kishte shenja dhune, nuk dihet asgjë për vdekjen misterioze.

Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë fiksuar dhe momentet kur ata kanë hyrë në dhomë dhe janë shfaqur të lumtur me njëri tjetrin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here