Pas një lufte të gjatë me kancerin dhe një beteje të fituar me këtë sëmundje, aktorja e madhe shqiptare, Hajrie Rondo duket se po përballet sërish me probleme shëndetësore.

Gjendja e saj është përkeqësuar ditën e djeshme dhe Rondo është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një tjetër operacioni.Lajmin e bëri publik vajza e saj, Klea Ikonomi, e cila deklaroi se aktorja prej 10 ditësh nuk ndihej mirë dhe kështu vendosi të bënte një skaner.

“Fatkeqësisht kishte nevojë urgjente për një ndërhyrje tjetër”,- shprehet e bija.Sipas vajzës së saj, aktorja ka dalë me sukses nga operacioni por ndodhet ende në spital.Aktorja Hajrie Rondo numëron më shumë se 120 role në teatër dhe film. Një nga rolet më të spikatur të aktores është ai i Tanës, mamasë së Gjinos në filmin “Përrallë nga e Kaluara”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here