Rachel McAdams vjen me një foto të ‘fuqishme’.

Rachel McAdams është një aktore, një nënë që punon dhe këtë javë e ka dëshmuar se bën poza të mrekullueshme.

Aktorja ka bërë një sesion fotografish për revistën ‘Girls Girls Girls’, ndërsa fotografja ka vendosur të ndajë edhe një fotografi të McAdams që ia ka bërë duke pompuar gjoksin në mes të fotosesionit, përcjell Gazeta Express.

Rachel është bërë nënë para gjashtë muajve, ndërsa arsyeja pse fotografja ka shpërndarë këtë foto është se “gjidhënia është gjëja më normale në botë”.

Ky është përshkrimi i saj për foton, ndërsa edhe më madhështore e bën fakti se McAdams është e veshur me Versace dhe diamante nga firma Bulgari.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here