Fotoja e aktores iraniane Golshifteh Farahani u publikua në revistën e famshme “Madame le Figaro”, por pas kësaj autoritetet iraniane morën vendim për dëbimin e saj nga vendi. Prandaj ajo do të mbetet përgjithmonë në Francë.

Autoritetet iraniane e dëbuan aktoren sepse u fotografua e zhveshur për një revistë të famshme.

Golshifteh Farahani tha se zgjodhi këtë mënyrë për të protestuar kundër masave të rrepta ndaj grave në këtë vend.

Siç deklaroi ajo, autoritetet i dërguan asaj një “ultimatum” që të mos kthehej më kurrë në atdhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here