Si emigrant me origjinë prej një vendi të panjohur, fillimisht e kishte pasur të vështirë të depërtonte në botën e kinematografisë amerikane. Por, me shumë mund, punë dhe përkushtim, James Biberi tashmë ka arritur të zërë vendin në kinematografinë botërore.

Aktori shqiptar do të rikthehet në ekranet e kinemave botërore në vitin e ardhshëm, me filmin “Dead man down”.

Në këtë film, Biberi do të interpretojë rolin e një shqiptari, të quajtur Ilir, përkrah të famshmit Colin Farrel.
Ndër aktorë te tjerë protagonistë janë edhe Isabelle Hupert, Domenic Cooper etj.

Colin Farell gjatë xhirimeve të “Dead Man Down”

Gjatë karrieres se tij, Biberi e ka sfiduar veten në teatër, serial dhe film. Aktor shqiptaro-amerikan ka luajtur me aktorë të njohur si Robert De si dhe eshte shfaqur në shumë filma si “Amongst Friends”, “Made Man”, “Analyze That”, “The Brave One”, etj.
Ai ka aktruar në seriale televizive si “The Sopranos” e “Sex and the City”, ndersa tek “Law & order” ka aktruar dhjete karaktere te ndryshme .
Biberi gjithashtu ka interpretuar zërin e Policit në vitin 2005 në lojën The Warriors.

James Biberi është aktor shqiptaro-amerikan i lindur me 28 korrik 1965 në Tropojë, ndërsa që nga mosha dy vjeçare ka jetuar në New York.
Ai gjithmone e ve ne dukje origjinen e tij, veçanerisht me tatuazhin e dorës së djathtë në të cilën ka vendosur përjetësisht shqiponjën dykrenore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here