Aktori i nohur, Robert De Niro raportohet ti ketë dhënë fund martesës 20 vjeçare me gruan e tij, Grace Hightower.
Sipas asaj që shkruan “Page Six”, 75-vjeçari dhe Grace nuk jetojnë më bashkë dhe lajmin për ndarjen e tyre pritet që ta konfirmojnë vetë ata në ditët në vijim.
Kujtojmë se aktori u shfaq të hënën në tapetin e kuq të eventit MoMa në New York pa bashkëshorten e tij në krahë.
Ata kanë së bashku dy fëmijë, Elliot, 20 vjeç dhe Helen, 6 vjeç.
Kjo nuk është ndarja e parë për çiftin që u martua në vitin 1997.
Dy vite pas martesës, De Niro paraqiti kërkesën për divorc por që nuk u finalizua kurrë.
Çifti u ribashkua, duke ripërsëritur betimet e martesës në vitin 2004.