Aktorët e spektaklit të humorit “Portokalli” nuk ndahen nga njëri- tjetri edhe kur janë me pushime.

Në këto fotografi shohim që ata janë jo vetëm kolegë, por edhe miq shumë të mirë.

“Skuadra” e humorit është fotografuar në Orikum të Vlorës dhe duken që po kalojnë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe nuk ka si të ndodh ndryshe kur batutat dhe momentet gazmore janë pjesë e pandarë e tyre.

Në fotografi shikojmë që ka qenë të pranishëm aktorët, Romir Zalla, Florian Binaj, Marin Orhanasi, Renada Caci, Bes Kallaku, si dhe moderatori dhe humoristi Salsano Rrapi. Në këtë drekë të nuk ka munguar as aktori i mirënjohur, Luftar Paja i cili është ulur në krye të tavolinës.

Nuk e dimë ku ndodhet djali i tij, Gazmend Paja, i njohur nga të gjithë si Nasi i “Portokallisë”, ose Gazi ka zgjedhur të bëj rolin e paparacit. Sigurisht që me stafin ka qenë edhe regjizori, Altin Basha, ndërsa ajo që të bie në sy është mungesa e moderatores simpatike Eneda Tarifa si dhe shumë aktorë të tjerë të trupës së “Portokallisë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here