Jennifer Aniston është e fundit në vargun e aktorëve, të cilët i kemi shikuar në serinë popullore “Friends”, e cila ka refuzuar mundësinë e xhirimit të versionit filmik.

Ekipi nuk dëshiron të rimblidhet. Ata besojnë se versioni filmik tanimë nuk do të ketë sukses as sa gjysma e serisë dhe hodhi poshtë mundësinë e paraqitjes në ekranin e madh, siç e shfrytëzuan producentët dhe ekipi i aktorëve “Sex and the City”. Para Jenniferit mundësinë e ribashkimit e ka hedhur poshtë edhe Matt LeBlanc.

Ideja e një bashkimi është paraqitur në vitin 2010, dhe atëbotë Aniston e kishte mbështetur. Courteney Cox ka pohuar më pas se ajo dhe Aniston kanë ardhur në idenë që përsëri të qëndrojnë para kamerave së bashku me Lisa Kudrow, David Shvimer, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc. “Ne kemi një ide të mirë dhe kjo është një mënyrë e mirë për t’u mbledhur të gjithë përsëri”

Seriali humoristik amerikan “Friends”, rikujtojmë, ka argëtuar audiencën për 10 vjet. Episodi i parë u transmetua më 22 shtator të vitit 1994. Episodi i fundit është transmetuar në vitin 2004, ndërsa vetëm në Amerikë e kanë shikuar 51.1 milionë njerëz.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here