Aksidentohet NoizyBig body Benzo që Noizy i këndon me aq pasion, i ka vënë jetën në rrezik rreperit të njohur mbrëmjen e djeshme.

Rigels Rajku ka pësuar një aksident në autostradën Tiranë-Durrës. Shkak ka qenë shpejtësia e madhe dhe automjeti i tij tip Benz ka dalë nga rruga duke dalë në fushat anës autostradës.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Kjo është hera e dytë brenda një viti që Noizy përfshihet në aksidente automobilistike.

Ndërkohë, reperi shqiptar nuk ka reaguar fare rreth këtij lajmi, përkundrazi ai ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një sekuencë nga klipi i këngës më të fundit “Gangsta Love”, që vjen si një bashkëpunim me këngëtaren Çiljeta Xhilaga dhe ka mbajtur fansat ‘në ankth’ për muaj e muaj me radhë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here