Mediet në Britaninë e Madhe njoftojnë se aktori komik Rowan Atkinson, i njohur ndryshe si Mr. Bean është nën kujdes intensiv mjekësor, pasi ka pësuar një aksident me makinën e tij luksoze të tipit “McLaren F1”.

Mendohet se Mr. Bean ka humbur kontrollin e makinës së tij që kushton 650 mijë paund, gjë që e ka nxjerrë nga rruga duke e përplasur me një pemë.

Më pas, në vendngjarje ka shpërthyer zjarri. Mësohet se aktori ka dalë nga makina e ka nisur të largohet derisa ka mbërritur shërbimi i ndërhyrjes së shpejtë.

Ambulanca e ka marrë duke e dërguar në spital ku po i nënshtrohet kujdesit mjekësor. Atkinsoni është i njohur për dashurinë e tij ndaj makinave të shpejtësisë së madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here