Aksidentohet këngëtari Enis Bytyqi Mbrëmë pasmesnate në rrugën Prishtinë-Tiranë, është aksidentuar këngëtari i njohur Enis Bytyqi.

Menaxheri i tij, Mehmet Elshani ka shkruar në redaksinë e portalit, ku tregon për këtë aksident.

“Pershendetje, duam te ju njoftojmë se miku jon Enis Bytyqi ka pasur ne kte Natë nje aksident trafiku ne Autostraden PRISHTINË – TIRANË. Me Respekt Menaxheri Mehmet Elshani”, shkruan Elshani.

Ai më tej tha, se Bytyqi është dërguar në një spital në Tiranë, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Këngëtari Bytyqi, së fundmi ka lansuar këngën e tij M’ra Pika, në bashkëpunim me Mozzik.

Aksidentohet këngëtari Enis Bytyqi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here