Aksidentohet Chrissy TeigenModelja amerikane, Chrissy Teigen u përfshi në një aksident me makinë të martën mbrëma në Hollywood.

Burime të policisë kanë thënë për E! News se 31 vjeçarja Teigen ishte pasagjere në automjetin që u godit dhe se nuk ishte lënduar.

Një i dyshuar është arrestuar më vonë për shkaktimin e këtij aksidenti, ashtu si edhe për faktin se ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Të mërkurën, Teigen shfrytëzoi llogarinë e saj në Twitter për të folur si për incidentin ashtu edhe për gjendjen e saj.

“U godita nga një veturë që kishte tejkaluar shpejtësinë dhe më pasi ai edhe iku, por policët ishin aty. Nuk është një gjë e madhe. Unë jam mirë”, kishte shkruar Teigen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here