Aksidentohet Besart Kallaku (Gjini i “Portokallisë” )Aktori i njohur i spektaklit “Portokalli” ka shpëtuar për fat nga një aksident vërtet i rrezikshëm me makinën e tij pak ditë më parë në aksin rrugor të Rubikut.

Besart Kallaku i cili udhëtonte bashkë me një shokun e tij, kanë marrë vetëm disa dëmtime të lehta në kokë dhe trup, pasojat e vetme nga aksidenti, që pësuan kur makina me të cilën udhëtonin ka dalë papritur nga rruga.

Aktori ishte duke u kthyer nga Kukësi drejt Tiranës ndërsa kishte udhëtuar me shokun e tij për gjueti.

Po kur janë kthyer timoni i makinës ka dalë jashtë kontrollit dhe makina është rrëzuar, një aksident që nga vetë Besarti është përjetuar si shumë i rrezikshëm.

Gjithsesi tani gjithçka ka kaluar dhe Besarti ka pohuar se për momentin është në gjendje të mirë, ndërsa ka fillluar provat për fillimin e sezonit të ri “Portokalli”. Me mbylljen e sezonit të kaluar Gjini gjeti mundësinë të fillonte biznesin e tij, një lokal në zonën e ish-Bllokut, të cilin e përuroi me miqtë e tij artistë.

Po këtë periudhë ai u angazhua si lojtar në skuadrën e futbollit të Krujës, vendlindja e tij. Ndërkohë më shumë se në sport publiku e njeh Besin si aktor i “Portokallisë”, duke pritur se me cilët personazhë do të vijë këtë sezon. Personazhi i Ferdit do të jetë sërish, sepse është cilësuar si një rol i suksesshëm për aktorin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here