Një person është në rrezik jete si pasojë e përplasjes së makinës së tij me atë të aktorëve të njohur kosovarë, Astrit Kabashi (Bekimi), dhe Fatos Kryeziu (Labinoti) të serialit të popullarizuar “Kafeneja jonë”.

Siç ka raportuar KTV-ja, aksidenti ka ndodhur pas orës 23:00 në udhëkryqin përballë PTK-së, në qendër të Prishtinës. Aksidenti ka qenë mjaft i rëndë dhe përplasja direkte.

Aktorët Kabashi dhe Kryeziu kanë marrë lëndime të lehta dhe pas trajtimit përkatës  në QKUK janë liruar për mjekim në shtëpi. Por, personi i tretë i përfshirë në aksident e ka pësuar rëndë dhe është në rrezik për jetën.
Sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për vozitje tepër të shpejtë, ndryshe është vështirë të shpjegohet si është e mundur që vetura “Mercedes”, njëra nga makinat e aksidentuara, të përmbyset jashtë rrugës.

Policia ende nuk ka dhënë hollësi për ngjarjen, ndërkohë as emri i të aksidentuarit të tretë, i cili pohohet të jetë në gjendje të rëndë, nuk është mësuar./koha/

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here