Xhirimet e filmit të ri të Sandra Bullock në Boston janë ndërprerë pasi një autobus i qytetit është përplasur me një kamion, i cili gjendej në sheshin e xhirimeve.

Autoambulancat kanë arritur shpejt në vendin e aksidentit dhe i kanë dërguar pesë pasagjerë në spital.

Sipas njoftimeve, 11 persona, duke përfshirë edhe aktorin vozitës të kamionit, kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por gjashtë prej tyre janë lëshuar në shtëpi.

Në filmin “The Heat”, Bullock luan rolin e një agjenteje të FBI-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here