Ylli i muzikës R&B, Akon, ka braktisur punën në një radio londineze pas një programi të vetëm.

Javë më parë, këngëtari i hitit “Smack That” nënshkroi që të udhëhiqte një program dyorësh çdo të diele në radion Capital FM.

Këngëtari arriti të debutonte në emisionin e parë më 13 shkurt, mirëpo dështoi të ishte i pranishëm në javën që shkoi (më 20 shkurt), ndërsa shefat e radiostacionit kanë thënë për Guardian Online se Akon nuk do të kthehet më si pasojë e angazhimeve të tij të shumta rreth realizimit të albumit të ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here