Ajo që Landi ka bërë për fëmijët e Dr Florit është për t'u admiruarIshte 17 Nëntor 2014 kur Dr Flori ndërroi jetë duke lënë pas dy fëmijët e tij dhe një trashëgimi të vyer materialesh muzikore për publikun shqiptar.

Ish-bashkëshortja e artistit, Blerina kujdeset për dy fëmijët e tyre vajzën e madhe Kaltrina dhe vogëlushin Daniel me dashurinë më të madhe.

Blerina në fakt ka edhe suportin e shumë artistëve të tjerë si Aurela Gaçe, Ermal Mamaqi e shumë të tjerë që ndanin një miqësi të ngushtë me këngëtarin e ndjerë, por mes tyre dallon Landi Hysi i cili e ka ‘adoptuar’ Kaltrinën dhe Danielin si fëmijët e tij me gjestet që bën.

Hysi, pjesë e ish-grupit ‘West Side Family’ që përbëhej prej tij, Dr Florit dhe Armir Shahinit, ndan shpesh foto dhe video nga momentet që kalon me familjen Kondi. Vetëm pak muaj më parë ai surprizoi Kaltrinën me rastin e ditëlindjes së saj Dhjetorin e kaluar duke shkuar në shkollën e saj dhe e uruar.

Ai gjithashtu i mëson Kaltrinës basketbollin, një ndër sportet e tij të preferuara. Këto janë disa nga momentet më të bukura të Landit me fëmijët e Dr Florit, krah të cilave ai gjithmonë shkruan ‘Jo për lavdinë time’…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here