Kristen Stewart po e tradhton Robert Pattinsonin me producentin filmik, Rupert Sanders.

Magazinat shkruajnë se aktorja 22 vjeçare është parë duke dalë më 41 vjeçarin Sanders, i cili është i martuar dy herë deri tani.

Ata janë parë në krahët e njëri tjetrit javën e kaluar. Disa magazina amerikane kanë thënë se posedojnë edhe fotografitë e këtij momenti.

Në anën tjetër, deklaratat e Robert Pattinson për lidhjen me Kristen tregonin se gjithçka po shkonte mirë mes çiftit.

“Kristen ka ngjallë në mua diçka që askush nuk ka mundur ta bëjë”, ka thënë Pattinson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here