Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Rozana Radin në këngën “Tepër jemi dashtë”, djemtë e grupit “Aragona band” kanë publikuar këngën e tyre të re, përcjellur me videoklip.

Kënga mban titullin “Ajo”, muzika është realizuar nga “Kico n Torch”, ndërsa teksti është i shkruar nga Mithat Sadiku, me të cilin kanë bashkëpunuar edhe më parë. Videoklipi është xhiruar nga produksioni “Pinkmoon Creativ”.

Ky grup debutoi në skenën muzikore shqiptare me këngën “Vajza anomime”, videoklipi i së cilës u nominua për videon më të mirë në kategorinë e grupeve, në edicionin e 10-të Video Festit Muzikor. Kënga “Ajo”, është kënga e tretë e Aragona Band.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here