Të dhënat janë fiksuar në vendimin përfundimtar të gjykatës, i cili është zbardhur pak ditë më parë.

Martesa e Shtinos me ish-bashkëshortin e saj, Albano Ahmeti, mori fund ligjërisht në 5 nëntor 2010, kur gjyqtarja Rezarta Balliu (Vigani) pranoi kërkesën e kërkueses Aida Shtino për “zgjidhje martese” nga bashkëshorti i saj. Në Gjykatën e Tiranës, Shtino kërkoi vetëm divorc, pa kërkuar të gjendej fajtori.

Ndërkohë që në seancat gjyqësore ajo ka pohuar se ish-bashkëshorti i saj “pas ndarjes nuk është interesuar për familjen e tij dhe se martesa midis tyre kishte kohë që nuk funksiononte”. Në vendim, gjykata ka përcaktuar edhe kujdestarinë e djalit të lindur nga martesa mes Shtinos dhe Ahmetit, kohën kur i mituri mund të takohet me të atin, si edhe detyrimet financiare të Ahmetit ndaj djalit të tij. Më poshtë publikohet arsyetimi i plotë i vendimit të gjykatës.

ARSYETIMI

Palët ndërgjyqëse janë bashkëshortë e kanë lidhur martesë ligjore në datë 16.06.1993. Martesa është lidhur mbi bazën e njohjeve të mëparshme midis palëve. Paditësja Aida Shtino, në seancën përgatitore të datës 27.04.2010 deklaroi se ka jetuar normalisht me të paditurin deri në qershor të vitit të kaluar, kohë kur ajo është larguar nga banesa bashkëshortore, për shkak të karaktereve të tyre të ndryshme, faktit se martesa e tyre ishte konsumuar, si dhe për shkak të dhunës psikologjike, të ushtruar nga i padituri ndaj saj. Sipas paditëses, i padituri Albano Ahmeti, pas ndarjes nuk është interesuar për familjen e tij dhe se martesa midis tyre kishte kohë që nuk funksiononte, pasi nuk kishte më ndjenjë, e në këto kushte, paditësja kërkon zgjidhjen e martesës me të paditurin, pa i hyrë problemit të fajësisë. Nga martesa e palëve ka lindur fëmija B. Ahmeti, i datëlindjes 1995. Lidhur me fëmijën, paditësja Shtino kërkoi që ta mbante ajo për rritje e edukim, nisur nga mosha e fëmijës dhe nga fakti se fëmija ishte shumë i lidhur me të.

Paditësja deklaroi se ajo i kishte mundësitë financiare për të rritur fëmijën e saj dhe këtë pretendim ajo e provoi me vërtetimin e lëshuar nga “Media 6”, sh.a (Televizioni Kombëtar Klan). Sipas këtij vërtetimi, të ardhurat mujore të paditëses janë në masën 130 000 lekë. Paditësja kërkoi që i padituri të paguante një detyrim ushqimor në favor të fëmijës së tij në masën 15 000 lekë në muaj dhe ta takonte atë çdo fundjavë dhe për pushime verore.

BASHKËSHORTI

I padituri deklaroi se, ai fillimisht kishte jetuar normalisht me paditësen. Me kalimin e kohës kanë filluar mosmarrëveshjet midis tyre, për shkak të mungesës së respektit dhe të tolerancës reciproke. Ai pohoi që si rezultat i këtyre mosmarrëveshjeve, paditësja është larguar nga banesa bashkëshortore që në qershor të vitit të kaluar. Edhe i padituri ishte dakord me zgjidhjen e martesës, pa i hyrë problemit të fajësisë. Po kështu, i padituri ishte dakord që fëmijën ta mbante paditësja Shtino për rritje dhe edukim.

Po ashtu, ai deklaroi se do të paguante një detyrim ushqimor në favor të fëmijës së tij jo ne masën e kërkuar nga paditësja, por në masën 5 000 lekë në muaj, pasi të ardhurat mujore të tij sipas vërtetimit të lëshuar nga shoqëria “BETA” sh.p.k janë 20 000 lekë në muaj dhe kërkoi që e drejta e takimit të tij me fëmijën të ishte sa më e shpeshtë. Sa më sipër, gjykata çmon se marrëdhëniet bashkëshortore janë tronditur e nuk ka më mundësi pajtimi, edhe pse gjykata e realizoi një seancë të tillë. Ndodhur në këto kushte, martesa duhet të zgjidhet pa u shprehur gjykata për fajësinë, pasi kjo gjë nuk u kërkua nga palët.

KUJDESTARIA

Lidhur me fëmijën, gjykata çmon se ai duhet t’i lihet paditëses për rritje e edukim, pasi ky është mendimi i psikologes.
Në vlerësimin psikologjik, datë 07.10.2010, psikologia Greta Mancja rekomandon: “Lënien e fëmijës B. Ahmeti për rritje e edukim paditëses Aida Shtino, për këto arsye: 1- Fëmija është aktualisht me nënën dhe vazhdon rritjen dhe edukimin e tij pranë banesës së saj. Shkëputja nga ambienti ku ai është rritur do të sillte pasoja në gjendjen e tij psiko-emocionale…..

Edhe vetë djali shprehet se do të ishte në interesin e tij që ai të vazhdonte të jetonte në të njëjtin vend që ka jetuar gjithmonë, pasi kushtet e shkollimit atje i ka më të mira.

Jetesa me nënën nuk e shkëput fëmijën nga kontakti, kujdesi, afeksioni dhe mbështetja e të atit, pasi të dy prindërit janë të predispozuar që të kujdesen për edukimin dhe rritjen e fëmijës së tyre. 2- Albano shfaqet si një person që mund të kontribuojë në përkujdesjen, afeksionin dhe mbështetjen që mund t’i japë fëmijës së tij”. Gjykata arrin në këtë konkluzion, bazuar edhe në moshën e fëmijës, i cili është i mitur dhe e ka të domosdoshme praninë e nënës, si dhe në mundësinë e paditëses për të mbajtur fëmijën e saj. Lidhur me detyrimin ushqimor, gjykata e cakton atë në masën 10 000 lekë në muaj.

Në caktimin e kësaj shume, ajo ka parasysh të ardhurat e të paditurit, moshën e fëmijës, nivelin e jetesës, si dhe kërkesat gjithnjë në rritje të tyre. Ky detyrim fillon nga data e ngritjes së kërkesë-padisë datë 23.11.2009. Në caktimin e të drejtës së takimit të të paditurit me fëmijën e tij, gjykata mban parasysh mendimin e psikologes në vlerësimin psikologjik, kërkesat e të paditurit që ai ta takojë sa më shpesh fëmijën dhe të jetë në dijeni të çdo problemi të tij, si dhe faktin që fëmija të ketë kontakte të vazhdueshme me të dy prindërit. Sa më sipër, u provua me provat e administruara në dosje dhe thëniet e palëve në proces.

VENDIMI

Pranimin e kërkesë-padisë. Zgjidhjen e martesës midis paditëses Aida Shtino dhe të paditurit Albano Ahmeti. Lënien e fëmijës Brendon Ahmeti, i datëlindjes 1995 për rritje dhe edukim paditëses Aida Shtino. Detyrimin e të paditurit Albano Ahmeti, të paguajë detyrimin ushqimor në favor të fëmijës së tij, Brendon Ahmeti, në masën 10.000 (dhjetë mijë) lekë në muaj. Ky detyrim fillon nga dita e ngritjes së kërkesë-padisë datë 23.11.2009.

Të drejtën e të paditurit Albano Ahmeti, të takojë fëmijën e tij B. Ahmeti, çdo fundjavë nga ora 17:00 e ditës së premte deri në ora 17:00 të ditës së shtunë, si dhe ta marrë për pushime verore nga data 01-15 gusht të çdo viti. Shpenzimet gjyqësore, siç janë bërë. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Tira

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here