Veshja tepër e hapur e këngëtares “mezi mbajti” gjoksin e saj, gjatë duetit me “nxënësin”, Chris Mann.

Christina Aguilera është bërë protagoniste e një paraqitjeje madhështore në spektaklin e fundit amerikan të talenteve “The Voice America”, edhe si pasojë e fustanit tepër të çarë në pjesën e përparme.

Veshja tepër e hapur e këngëtares “mezi mbajti” gjoksin e saj, gjatë duetit me “nxënësin”, Chris Mann, teksa kënduan “The prayer”. Praktikisht, bjondia i ka dhënë jetë një paraqitjeje “gjysmë-topless”. Për më tepër është vënë re edhe një shëndoshje e theksuar e Aguilerës sidomos në planet nga prapa, gjë që i sillte vështirësi sa herë që ajo lëvizte.

Për më tepër, të shumtë kanë qenë edhe komentuesit “online”, të cilët janë shprehur kundër asaj që shikuan te këngëtarja. “Jo për mungesë respekti, por Christina ka nevojë të veshë më pak veshje të zbuluara – ka komentuar një përdorues -. Ajo duhet të jetë e vetëdijshme se çfarë lloj fustanesh duhet të mbajë. Ajo nuk zotëron më atë trup seksi, që mund t’i lejojë të veshë çdo gjë të hapur”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here